Klubi serb nuk dëshiron të përballet ndaj atij kosovar, tërhiqet nga garat ballkanike

Volejboll 01 Tetor 2019 20:42

Klubi serb i volejbollit, Mladi Radnik është tërhequr nga Kupa Ballkanike për shkak të pjesëmarrjes së Prishtinës.

Këtë gjë e ka njoftuar Federata e Volejbollit të Serbisë.

Presidenti i klubit serb, Laza Ristic i kishte informuar zyrtarët se mundësia për t’u takuar me Prishtinën ka bërë që ata të mos dëshirojnë të marrin pjesë, shkruajnë mediet serbe./Zëri

-->