Klubit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Basketboll 10 Shkurt 2020 10:27

Mediet serbe raportojnë se skuadra e basketbollit, “Sloga” nga Batoçina s’është lejuar të futej, në Kosovë.

Skuadra e Ligës së dytë të basketbollit ishte nisur drejt Mitrovicës për t’u ndeshur me skuadrën e ashtuquajtur “Trepça”.

“Dje lojtarët e basketbollit ‘Sloga’ nga Batoçina nuk u lejuan të hynin në Kosovë përmes kufirit administrativ të Jarinjes, gjë që parandaloi ndeshjen e Ligës së dytë serbe me nikoqirin ‘Trepça’ nga Mitrovica“, thuhet në shkrimin e Tanjugut.

 

-->