KO pas 5 sekondash: Nuk mbaj mend asgjë! (VIDEO)

Sporte luftarake 10 Korrik 2019 14:22

Në eventin UFC-239, zhvilluar ditën e diel në Las Vegas, sportisti Jorge Masvidal regjistroi fitoren më të shpejtë me “KO” në historinë e arteve marciale mikse. Ai mundi brenda 5 sekondash Ben Askren. Ky i fundit ra në tapet pa ndjenja dhe më pas u shoqërua në dhomat e zhveshjes nga stafi mjekësor, shkruan Telesport.al.

“Nuk fshihem pas gishtit, pasi bëhen edhe gabime që të kushtojnë humbjen. Nuk kam asnjë peng nga ajo sfidë. Personalisht nuk mbaj mend asgjë nga ajo goditje me gju e Masvidal edhe pse pamjet i kam parë disa herë. U tregua i shpejtë dhe shpërthyes. Nuk është e lehtë ta bësh atë goditje. Një humbje e shëmtuar për mua, ndoshta e meritoja”, ka thënë Askren.

“Gjithsesi, jam mirë. Nuk kam trauma apo dhimbje. E dija që Jorge do ta niste duelin në mënyrë të çmendur, ashtu si ndaj Daren Till, ndaj isha përgatitur për të evituar goditjet me gju. Por, ai ishte shumë i aftë. Nuk e prisja. Tani nis gjithçka nga e para për mua, pasi më duhet të punoj fort për të siguruar një duel për titull”, ka shtuar Ben Askren.