KO spektakolar: 10 sekonda për goditjen fatale – shikoni pamjet

Sporte luftarake 25 Maj 2020 17:19

Dhjetë sekonda i janë dashur për një nokaut spektakolar.

Është ky verdikti i takimit të zhvilluar para një viti, mes Movlid Khaybulaev dhe Damon Jackson, me këtë të fundit që nuk i rezistoi as goditjes së parë të kundërshtarit, duke e “përqafuar” ringun.

Një shkelm fluturimthi poshtë mjekrrës së Jackson, dhe Khaybulaev shpallet fituesi i duelit.

Sportisti nga Dagestani vendosi edhe një rekord me këtë lëvizje, pasi rezultoi si fitorja më e shpejtë në Ligën Luftarake Profesionale (PLF).

Për më shumë, shikoni më poshtë:

-->