Koha kur Shqipëria triumfonte ndaj Belgjikës në Eliminatoret e Botërorit 1986

Kombëtarja 22 Dhjetor 2021 19:18

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll në shumë raste ka treguar ndeshje cilësore ndaj skuadrave të mëdha botërore çoftë për ndeshjet e vlefshme për kampionate botërorë, çoftë për ato evropiane.

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Shqipërisë sot ka përkujtuar triumfin e kuqezinjve kundër Kombëtares së Belgjikës, sfidë të cilën e fituan me rezultat 2-0.

38 vite më parë, më 22 dhjetor 1984, Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri Shyqyri Rreli mposhti me rezultatin 2-0 Belgjikën në një ndeshje të madhe në Tiranë.

Golat e triumfit historik u realizuan nga Mirel Josa (69’) dhe Arben Minga (86’).

Sfida ishte e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 1986. Ajo mbetet një nga ndeshjet më të mira në historinë e kombëtares dhe të atij brezi të artë futbollistësh shqiptarë.

Golat e ndeshjes:

-->