Koha kur Xhaka, tani kapiten i Arsenalit, ëndërronte të luante për Manchester Unitedin

Futboll 19 Gusht 2019 16:54

Granit Xhaka ka tre vite që është pjesë e Arsenalit, derisa këtë sezon është edhe kapiten i ‘Topçinjve’.

Xhaka, 26-vjeçar, padyshim është një prej futbollistëve më të sukesshëm shqiptarë, shkruan Insporti

Ai është dy herë kampion i Zvicrës me Baselin dhe një herë fitues i kupës, derisa ka arritur ta fitojë edhe FA Kupën me Arsenalin.

Por, para se t’i bashkohej Arsenalit në vitin 2016, ai kishte ëndërruar që të luante për një tjetër skuadër. Bëhet fjalë për rivalin e Arsenalit, Manchester Unitedin.

Në vitin 2008, gazetari i televizionit publik, Arben Berisha, kishte bërë një intervistë me Xhakën, ku e kishte pyetur për të ardhmen, dhe ku ëndërron të luajë.

Gazetari Berisha ka publikuar një video nga arkivi, ku e pyet Xhakën rreth të ardhmes së tij. “Angli, në Manchester [United]”, kishte qenë përgjigjja e Xhakës.

Xhaka në atë kohë kishte qenë rreth 16 vjeç, dhe luante për të rinjtë e Baselit. /Insporti.com/