Koha të flasim për Emanuela Rusta – gjyqtarja nga Elbasani me stemën e FIFA-s

Futboll 04 Prill 2020 09:58

Emanuela Rusta këtë sezon ka pushtuar ballinat e gazetave sportive. Gjyqtarja nga Shqipëria, në muajin janar mori stemën e FIFA-s, duke u bërë shqiptarja e parë.

Rusta profesionin e gjyqtares e ka pasion, pasi ka edhe një punë të cilën e ushtron po ashtu me pasion të madh. Ajo është mësuese në Elbasan. Gjyqtarja 26 vjeçare tashmë ëshë mësuar me paragjykimet dhe nuk i bëjnë përshtypje fare, pasi ajo ndau drejtësinë në ndeshjen me të zjarrtë të Kategorisë Superiore së Shqipërisë, ndërmjet Tiranës dhe Partizanit.

Insporti ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me Rustën, e cila ka rrëfyer planet e saj për të ardhmen, sezonin aktual dhe gjendjen në të cilën ndodhemi pas përhapjes së pandemisë.

Më 26 tetor të vitit të kaluar, Rusta debutoi në arenën ndërkombëtare, në takimin kualifikues për Europianin e 2020-ës, për ekipet e femrave U-17. Ajo ishte gjyqtarja kryesore në takimin ndërmjet Estonisë U-17 femra, dhe Sllovakisë U-17 femra, që u mbyll me fitoren e sllovakeve në shifrat 2-9.

emanuela rusta

 

Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë:

Si është të referosh në Kategorinë Superiore?

Për mua, është vlerësim që kam referuar jo vetëm futbollin e femrave, por edhe atë të meshkujve dhe shpesh edhe në arenën ndërkombëtare. Nese nuk kemi barazi në të gjitha fushat, përfshi edhe në futboll, nuk mund të kemi  baraza gjinore.

Cilat janë fjalët më paragjykuese që je perballur në futbollin shqiptar nga tifozët, futbollistët dhe trajnerët?

Mund të them me bindje të plotë se kemi mbështetje të madhe nga tifozët , futbollistët , tranjerët. Gjykimi i femrave në futboll, i duhet kësaj loje. Ftoj vajzat shqiptare të mos rrinë larg ushtrimeve. Qoftë në Shqipëri qoftë në Kosovë, mendoj se duhet të guxojmë për vendin tonë në këtë sport. Uroj që edhe Federata e Kosovës të bëjë atë që po bën FSHF.

Nga erdhi dëshira për referim, ke ndonjë shembull?

Dëshira për referim erdhi spontane por vlen të theksohet se shembullin më të mirë të referimit e kam pasur në kolegjiumin e Elbasanit. Theksoj vëmendja ndaj femrave në futboll ka ardhur në rritje, dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Në këtë pikë duke vlerësuar FSHF që ka punuar në këtë drejtim.

Cilat janë synimet në karrierë?

Rrugëtimi në këtë profesion do të jetë për një kohë të gjatë për mua. Synimet janë për t’u rritur profesionalisht sa më shumë dhe për të gjykuar ndeshje të rëndësishme.

Si po i’a del të me formën fizike në këtë situatë pas covid19?

Situata aktuale është e vështirë për të gjithë, uroj që të kalojmë sa më shpejt këtë situatë dhe të kujdesemi për veten TË QËNDROJME NË SHTËPI. Stërvitje në shtëpi pasi çdo ditë po përshtatemi me një jetë “të re”. /Insporti.com/

 

Cette image a un attribut alt vide ; le nom du fichier est 83911338_808911786287009_3400749143558193152_n-1-1000x1024.jpg

-->