Kohë rinovimesh te Juventusi, 3 lojtarë firmosin për një tjetër sezon

Futboll 22 Mars 2020 19:20

Kohë rinovimesh te Juventusi, skuadra po mendon të rinovojë kontratë me 3 lojtarë.

Buffon, Chiellini dhe Matuidi do të zgjasin kontratën e tyre me bardhezinjtë edhe për sezonin e ri.

Klubi është i bindur nga të tre lojtarët që janë pjesë e rëndësishme e skuadrës e në këtë mënyrë u ka ofruar rinovim edhe për sezonin tjetër.

Gjithçka pritet të firmoset në vazhdim, por Buffon, Chiellini dhe Matuidi do të qëndrojnë në Torino duke parë që kjo është edhe dëshira e tyre.

Në Itali kampionati është ndalur për shkak të pandemisë së coronavirusit dhe nuk ka ende një vendim zyrtar se kur do të rifillojë.

-->