Ylli kosovar së fundmi e shkroi emrin e tij në histori të klubit gjerman pasi ka shënuar gola në gjashtë ndeshje radhazi në Kupën e Gjermanisë.

23 vjeçari e ndihmoi Werderin në fitoren 3:2 ndaj Borussia Dortmundit, për t’u kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare.

Dhe, përfaqësuesi kosovar ka marrë lëvdata nga trajneri i tij.

“Ai thjeshtë godet nga çdo pozitë, shënon nga çdo pozitë. Miloti ka punuar gjithashtu në mënyrë të jashtëzakonshme në fazën defanzive”, ka thënë Kohfeldt, i cili nuk u ndal me kaq, raporton GE.

“Rashica është rrezik për çdo mbrojtës dhe mbrojtje në Bundesligë”, vazhdoi ai.

Ky ishte goli i parë për vushtrriasin në vitin 2020. Ai e ka mundësinë ta thellojë këtë rekord nëse shënon përsëri në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë më 3 mars.

Vushtrriasi i ka 10 gola dhe 4 asiste në 19 paraqitje në Bundesligë dhe në Kupë për Bremenin deri tash këtë sezon.