Koincidenca e pabesueshme i shtyn tifozët anglezë ta ëndërrojnë trofeun (Foto)

Futboll 06 Korrik 2018 15:40

Fillimisht nga tifozët e pastaj edhe nga shtypi britanik, është vërejtur një koincidencë e pabesueshme në disa shifra në fazën e çerekfinales.

Slogani i famshëm i anglezëve “It’s Coming Home” ka 13 shkronja, por me këtë numër është vërejtur që po lidhen edhe shumëçka në çerekfinale nga anglezët.

Përballja France – Uruguay, ku kombëtarja e parë ka 6 shkronja, ndërsa e dyta 7 (6+7=13).

Ndeshja tjetër Brazil – Belgium, përsëri ekipi i parë 6 shkronja dhe i dyti 7 (6+7=13).

Njëjtë edhe te Sweden – England (6+7=13) dhe po ashtu edhe te Russia – Croatia (6+7=13).

Normalisht se emrat janë në gjuhën angleze, gjuhë ndërkombëtare që zakonisht përdoret.

Por, nuk përfundon këtu me numrin 13, pasi ndeshjet e çerekfinales luhet më 6 dhe 7 korrik (6+7=13).

Pra, anglezët me sloganin e tyre “It’s Coming Home” (13 shkronja), besojnë se shumëçka po shkon drejt titullit për “Tre Luanët”.

Mirëpo, shifrat e paraqitura a janë vetëm koincidencë, apo ndonjë shenjë, kjo mbetet të shihet. /Insporti.com

-->