KOK-u reagon pas sulmit në Veri të Mitrovicës

Sporte tjera 09 Maj 2021 22:12

Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar pas incidentit në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Ata kanë kërkuar nga institucionet që të marrin masat e nevojshme dhe akterët të dalin para drejtësisë.

Ky është reagimi i tyre:

Reagim i KOK-ut për sulmin ndaj bjeshkatarëve në Zubin Potok

Komiteti Olimpik i Kosovës me shqetësim të madh ka marrë lajmin e sotëm për sulmin ndaj bjeshkatarëve kosovarë nga serbët në Zubin Potok.

Dhjetëra bjeshkatarë të grupit “Kosovo Mountain” gjatë ngjitjes për në majën Shijak i Bubës të Zubin Potokut, u sulmuan me armë zjarri, gjë që fatmirësisht nuk pati viktima.

KOK dënon ashpër sulmin ndaj bjeshkatarëve, i cili cenon lirinë dhe aktivitetin e lirshëm të bjeshkatarëve tanë në territorin e Kosovës, për çka veprimi i sotëm është i papranueshëm dhe i patolerueshëm.

KOK kërkon nga institucionet kompetente të marrin masat e nevojshme dhe akterët e këtij sulmi të dalin para drejtësisë.

-->