Kololli i mrekullueshëm, i lë pas Silvan dhe Mitrovicin (FOTO)

Nations League 12 Tetor 2018 15:38

Benjamin Kololli ka shkëlqyer mbrëmë me Kosovën, duke shënuar dy gola në fitoren 3-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Maltës.

Paraqitja e mirë e 26-vjeçarit nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga faqet që merren me statistika dhe vlerësime pas ndeshjeve, raporton Insporti.

Pas të gjitha takimeve të djeshme në Ligën e Kombeve, “WhoScored.com” ka nxjerrë lojtarin më të mirë të çdo ndeshje dhe ka vënë edhe vlerësimet.

Bie në sy brojtësi i Kosovës Kololli, i cili jo vetëm që është pjesë e 7 më të mirëve të ndeshjeve të djeshme, por ka dhe vlerësimin më të lartë, duke lënë pas vetes dhe emra si Andre Silva apo dhe Mitrovic.

Një vlerësim fantastik  ky për lojtarin e “Dardanëve”, që fatkeqësisht të dielën nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Kosovës kundër Ishujve Faroe.

Në mëngjesin e së premtes, FFK bëri të ditur se lojtari ka disa shqetësime dhe është larguar nga Kombëtarja. /Insporti.com/