Kololli: Ky është momenti kur më dridhet trupi në “Fadil Vokrri”

Futboll 28 Tetor 2019 13:38

Futbollisti i Kosovës dhe Zurich-it, Benjamin Kololli ka qenë i ftuar në emisionin “Ich bin Albaner” që transmetohet në TV Dukagjini.

Pos tjerash, Kololli ka zbuluar se asnjë herë nuk i ka rënë pishman që ka zgjedhur të luajë për Kosovë.

“Ftesën e kam pritur me gjithë zemër, unë nuk kam luajtur për asnjë kombëtare dhe fillimi nuk e kam vërejtur efektin, por më pas, pas sukseseve e kam parë që zgjedhja e Kosovës ka qenë fantastike dhe nuk i kam ra pishman asnjëherë”.

“Kur më pyesin tashmë edhe lojtarët e ri se çfarë mendon për Kosovën ju them se përpara ndoshta do kisha menduar ndryshe por sot mundona që edhe të tjerët t’i ftojë dhe të ju them që është ekstrem mirë të luash për Kosovën”, përcjellë gazeta Olle.

‘Kur e veshi fanellën është gjithçka, por momenti kur trupi më dridhet është në momentin kur futemi në fushë për ngrohje para ndeshjes dhe dëgjoj këngët patriotike ose tifozët që këndojnë, dhe pyetja jem është e vetme se përse stadiumi është aq i vogël sepse duhet të jetë më i madh”, përfundoi Kololli

-->