Kololli shkëlqen, realizon het-trik

Futboll 14 Janar 2020 11:28

Benjamin Kololli ka shpërthyer në fitoren e Zurichut 4-3 ndaj skuadrës gjermane Hallescher. Dy skuadrat e zhvilluan një ndeshje miqësore në prag të fillimit në kampionatet e tyre përkatëse, ndërsa anëtari i Përfaqësueses së Kosovës ka realizuar het-trik.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Kololli shënoi golin e parë për Zurichun, derisa Jonas Nietfeld (15’) i barazoi shifrat.

Mirëpo, lojtari shqiptar ishte ai që përsëri e riktheu epërsinë në minutën e 19-të, duke shënuar një gol të bukur dhe me kaq përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloi më mirë për vendasit, që i barazuan shifrat përsëri me golin e shënuar nga Pascal Sohm (48’). Mimoun Mahi (58’) e riktheu epërsinë për Zurichun, mirëpo Sohm (64’) sërish i barazoi shifrat në 3-3.

Benjamin Kololli nuk lejoi më befasi dhe e shënoi golin e fitores për skuadrën zvicerane në minutën e 74-t, duke e kompletuar kështu edhe het-trikun e tij.

-->