Kololli tregon “sekretin” e suksesit të Challandesit

Nations League 10 Mars 2019 13:09

Në një interviste disa minutëshe Benjamin Kololli, ylli i FC Zurichut dhe kombëtares së Kosovës ka folur për shumë aspekte sportive dhe profesionale lidhur me angazhimin e tij në futboll dhe në ekipin kombëtar.

Insporti transmeton pjesë nga intervistë për UEFA-n, ku Kololli flet edhe për  trajnerin zviceran Bernard Challandes, njeriun që po i prin aktualisht kombëtares së Kosovës, i cili ka arritur që në ekip të krijojë atmosferë të mirë dhe para fillimit të kualifikimeve për Euro 2020, Kosova po hyn me vetëbesim si fituese e grupit në Ligën e Kombeve, ku garoi në divizionin D.

Kololli për Challandesin thotë se “mendoj që na ka dhënë shumë liri. Për të kjo ka qenë një përvojë e re dhe një mentalitet i ri dhe atje vëren gjëra që nuk janë të zakonshme në Zvicër. madje, këtë na e thotë edhe neve. Na ka dhënë liri, por edhe përgjegjësi dhe deri më tani është dëshmuar si shumë interesante kjo gjë”, transmeton Insporti.

Challandes njihet si trajner që i jep shumë rëndësi komunikimit dhe nuk heziton që të flet atë që mendon me lojtarët, por edhe me njerëzit e tij të afërt që i ka në staf.

Më herët ai ka qenë për shumë vite trajner në klubeve të ndryshme në ligën e Zvicrës, kurse një kohë ka punuar edhe si selektor i Armenisë.

-->