Kombëtaret që do të takohen pas 40 viteve

Futboll 26 Shkurt 2018 10:51

Pas 40 viteve pritet të ndodh një përballje e papritur në mes dy kombëtareve që nuk janë takuar për 4 dekada.

Ky takim sipas informacioneve do të zhvillohet më 28 shkurt në Irak, në mes skuadrës s ë Irakut si vendas dhe mysafirëve të Arabisë Saudite.

Ndeshja pritet të jetë e para pas kaq shumë vitesh dhe Iraku kërkon të bëjë një organizim të mirë, me shpresën që FIFA t’i heqë ndalesën e organizimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

Përndryshe Arabia Saudite është kombëtare e kualifikuar për Kampionatin Botëror të Futbollit, që zhvillohet këtë vit në Rusi.

Që prej vitit 1990 Iraku nuk ka luajtur ndeshje të plota ndërkombëtare në fushat e tij duke shkaktuar në këtë mënyrë embargo ndërkombëtare.

Ndalesa ka mbetur kryesisht në fuqi edhe pas pushtimit amerikan, që ka rrëzuar diktatorin irakian, Saddam Hussein, në vitin 2003.

Në vitin 2012, kjo ndalesë ishte hequr shkurtimisht për një ndeshje midis Irakut dhe Jordanisë në kryeqytetin kurd të Irakut Irbil, por ndërprerja e energjisë elektrike gjatë lojës ka bërë që FIFA ta rikthejë dënimin.

Me mposhtjen e grupit militant ISIS, vitin e kaluar, FIFA sërish e ka lehtësuar ndalesën për Irakun, duke i lejuar të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare miqësore në Irbil, Basra dhe Kerbala.

FIFA pritet të shqyrtojë lehtësime të mëtejshme ose heqjen totale të ndalesës për Irakun në muajin mars, mirëpo shumë gjëra varen edhe se si do të kalojë ky takim mes Irakut dhe Arabisë Saudite, e rëndësi të madhe ka edhe mënyra se si do të organizohet i gjithë takimi. /Insporti.com

 

-->