Kombëtarja e Anglisë kujton ndeshjen e parë në “St. Mary’s” me Kosovën

Kombëtarja 17 Nëntor 2019 12:30

Përfaqësuesja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen e fundit të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020” kundër Anglisë, në Prishtinë, shkruan Insporti.com.

Futbollistët e përzgjedhësit Bernard Challandes sonte kanë testin e tyre të fundit ndaj “Tre Luanëve”, me fillim të orës 18:00.

Kosova pas humbjes me Çekinë ka humbur gjasat për kualifikim direkt në “Euro2020”, ndërsa Anglia është kualifikuar.

 

Ndërkohë, në ndeshjen e parë mes tyre në Southampton takimi ishte mbyllur me 8 gola të shënuara, derisa Anglia triumfoi me shifrat 5:3.

Faqja zyrtare e përfaqësueses angleze në rrjetin social “Facebook” ka vendosur ta kujtojë këtë ndeshje pak orë para ballafaqimit të sotëm në Prishtinë.

Anglezët kanë vendosur ta postojnë videon e momenteve më të mira të kësaj ndeshje në “Facebook”. /Insporti.com/

-->