Kombëtarja e Kosovës e kryen me sukses fazën e parë të përgatitjeve

Kombëtarja 26 Qershor 2019 12:28

Kombëtarja e Kosovës U21 në hendboll, i ka përfunduar me sukses stërvitjet e fazës së parë.

Me stërvitjen e të mërkurës ka përfunduar faza e përgatitjes kondicionale të Kombëtares U21 për kampionatin botëror të juniorëve, transmeton Insporti

Para Botërorit që do të mbahet në Spanjë, faza e parë është vlerësuar shumë e suksesshme, ndërsa stërvitjet tekniko-taktike zhvillohen prej të premtes në Prishtinë.

Hendbollistët do të ushtrojnë nga dy herë në ditë, teksa përgatiten për kampionatin botëror.

Deri më tani kombëtarja e juniorëve ka ushtruar në Banjë të Pejës.

Kampionati Botëror për juniorët e hendbollit do të mbahet në Vigo dhe Pontevedra të Spanjës, në datat 16 – 28 korrik. /Insporti.com/