Kombëtarja e Kosovës fiton bindshëm – shënohet fitorja e tretë brenda dy ditëve

Kombëtarja 11 Prill 2019 14:59

Kombëtarja e Kosovës U19 në hendboll e ka mposhtur atë të Zelandës së Re, me 27 pikë në epërsi. Dardanët e kanë dominuar të gjithë ndeshjen, kështu duke fituar me rezultat 41:14.

Kosova kështu e ka shënuar fitoren e tretë brenda javës në hendboll, kësaj radhe në kuadër të grupmoshave U19.

Kombëtarja e Kosovës edhe gjatë pjesës së parë ka qenë në epërsi ndaj Zelandës së Re me rezultat, 18-05.

Ndeshja është zhvilluar me fillim nga ora 13:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kombëtarja kosovare gjatë ditës së djeshme triumfoi në dy ndeshjet, si në atë të grupmoshave U21 ndaj ekipit Taipeit Kinez me rezultat 31-23, si dhe kombëtarja A ndaj Izraelit me rezultat përfundimtar, 27-24.