Kombëtarja e Kosovës mposhtet sërish nga Norvegjia

Kombëtarja 27 Shkurt 2022 21:18

Kombëtarja e Kosovës sërish ka pësuar humbje nga Norvegjia në kuadër të “Eurobasket” 2025.

“Dardanët” u mposhten me rezultat ngushtë 92:95 (27:15, 19:16, 18:25, 17:25, 11:14).

Për Kombëtaren tonë gjithçka nisi në mënyrë fenomenale, sidomos në çerekun e parë që e mbyllen me plus 12 pikë (27:15).

Edhe çereku i dytë i takoi “Dardanëve” që e mbyllen me rezultat 19:16, derisa i përgjithshmi doli të jetë 46:31, shkruan lajmi.net.

Por, në pjesën e dytë, norvegjezët u kthyen me fytyrë tjetër më të motivuar se kurrë për ndonjë përmbysje.

Norvegjia arriti ta mbyll çerekun e tretë me plus shtatë pikë distancë 18:25 (64:56, rezultati i përgjithshëm).

Ndërsa, çereku i fundit ishte vendimtar për Norvegjinë që zhvilluan lojë më të mirë dhe arritën ta dërgojnë ndeshjen në vazhdime.

Me një epërsi prej tetë pikësh, norvegjezët e dërguan ndeshjen në kohë shtesë, me rezultatin e përgjithshëm që doli të jetë 81:81.

Kur u prit që Kosova të këndellet dhe të merrte fitoren e merituar, kjo gjë nuk ndodhi me mysafirët që e mbyllen këtë çerek me një distancë prej tre pikëve 8:11.

Më i miri te Kosova ishte Dardan Berisha me 27 pikë, ndjekur nga Drilon Hajrizi dhe Erjon Kastrati me nga 17 sosh.

Ndërkohë, te Norvegjia shkëlqeu Harald Frey me 38 pikë, ndjekur nga Karamo Jawara me 16 sosh.

Kësisoj, tani Kosova që renditët në grupin C në kuadër të “Eurobasket”, ka një fitore dhe dy humbje.

-->