Kombëtarja e Kosovës nisët për Podgoricë – nesër luan kundër Malit të Zi
Sporte të tjera
25 Dhjetor 2021
15:18

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve ka vazhduar me stërvitje.
Të shtunën paradite stërvitja është zhvilluar në Prishtinë, ndërsa pas drekës Dardanët kanë marrë rrugë për në Podgoricë.
Nesër nga ora 17.00 është ndeshja miqësore me Malin e Zi në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të janarit.