Kombëtarja e Kosovës U18 luan në Mal të Zi

Kombëtarja 05 Nëntor 2019 16:45

Është hedhur shorti edhe për kampionatet evropiane për Kombëtaret e grupmoshës U18 (meshkujt).

Do të organizohen tri kampionate evropiane të divizionit B, në Mal të Zi, Bullgari dhe në Maqedoni e Veriut.

Kosova do të luajë në Mal të Zi, ndërsa bënë pjesë në Grupin A së bashku me Holandën, Turqinë e Malin e Zi. Në grupin B janë Rumania, Luksemburgu, Letonia e Azerbajxhani.

Kampionati evropian për hendbollistët deri 18 vjet zhvillohet prej 17 deri më 23 gusht të vitit të ardhshëm. 20-vjeçarët luajnë gjatë korrikut.

 

-->