Kombëtarja e Kosovës U21 kryen stërvitjet e fundit para ndeshjes së nesërme

Futboll 07 Qershor 2021 22:44

Kombëtarja e Kosovës U21 sot zhvilloi stërvitjen e 12-të me radhë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dardanët e rinj zhvilluan përgatitjet e fundit para ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin evropian 2023 kundër Kombëtares U21 të Andorrës.

Të përzgjedhurit e Michael Nees u shprehen të kënaqur me stërvitjet e zhvilluara deri tani e po ashtu u shprehën optimist për paraqitje dhe rezultat të mirë kundër Andorrës.

Ndeshja ndërmjet Kosovës U21 dhe Andorrës U21 zhvillohet nesër (e martë) nga ora 20:00.

-->