Kombëtarja e Spanjës kërkon i kërkon Iscos të largohet nga Realit, kjo është arsyeja

Futboll 22 Tetor 2019 17:32

Isco me shumë mundësi do të largohet nga Real Madridi, për shkak se ai nuk konsiderohet një titullar nga trajneri Zinedine Zidane.

Mesfushori spanjoll nuk ndihet aspak i lumtur me situatën aktuale te madrilenët, dhe thuhet se po mendon largimin. Janë disa skuadra që po ndjekin me kujdes situatën e lojtarit te Reali, të cilin do të provojnë ta transferojnë në afatin e ardhshëm kalimtar.

Megjithatë, nuk është vetëm lojtari që mendon largimin, por ka marrë edhe një sugjerim për t’i dhënë fund aventurës me Realin. Federata spanjolle i ka thënë lojtarit të largohet nga skuadra aktuale, në mënyrë që të mos humbasë vendin në kombëtare për Euro2020.

Sipas asaj që shkruan “Diario”, drejtuesit e federatës besojnë te aftësitë e Iscos, dhe duan ta kenë atë në formë të mirë për Evropianin, dhe për këtë arsye i kanë kërkuar largimin nga klubi aktual.

 

-->