Kombëtarja U19 lëshon fitoren nga dora – Ky është rezultati

Kombëtarja 18 Korrik 2019 16:25

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (femrat) ka lëshuar rast të mirë për të arritur fitore në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Lituani.

Të enjten vajzat tona pësuan nga Ishujt Faroe me rezultat 23:22. Në fund të ndeshjes kombëtarja jonë kishte disa aksione për të barazuar rezultatin e pse jo edhe për të kaluar në epërsi, por i mungoi edhe fati.

Në pjesën e parë Kombëtarja e Kosovës kishte epërsi deri në dy gola, por në fund rezultati ishte 14:13 për Ishujt Faroe.

Në pjesën e dytë është luftuar për çdo gol, por në mungesë të fatit nuk shënuan golin e barazimit dhe pësuan me rezultat 23:22.

Me paraqitje të mirë është shquar portierja Leonita Gashi që bëri plot 17 pritje.

Shumica e golave janë realizuar nga motrat Rexhepi. Sara i shënoi 9 gola, kurse Rina 8 gola.

Tani Kosova ka edhe dy ndeshje për plasman përfundimtar.

-->