Kombëtarja U21 e Kosovës e gatshme për Botërorin, po i zhvillon përgatitjet në këtë vend

Kombëtarja 24 Qershor 2019 17:07

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll po vazhdon përgatitjet për kampionatin botëror të muajit të ardhshëm.

Ushtrimet po zhvillohen në Banjë të Pejës, ndërsa atmosfera është shumë e mirë. Të hënën, hendbollistët dhe shtabi teknik shfrytëzuan pushimin mes stërvitjeve për t’u relaksuar në qytetin e bukur të Istogut, shkruan FHK, transmeton Insporti

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Istogut, Drin Sadikaj ka organizuar një pritje për lojtarët dhe shtabin teknik në një restaurant, aty ku hendbollistët kanë drekuar.

Takimi me zyrtarët istogas është bërë në kuadër të bashkëpunimit dhe përkrahjes dhe poashtu të përpjekjeve për ofrimin e kushteve sa më të mira për kombëtaren kosovare.

Kampionati Botëror për juniorët e hendbollit do të mbahet në Vigo dhe Pontevedra të Spanjës, në datat 16 – 28 korrik. /Insporti.com/