Kombinim një-dy, krosim-gol: Shënimi briliant i Feronikelit kundër Shakhtar Donetsk

Feronikeli gjendet aktualisht në Turqi, ku po i zhvillon përgatitjet e fundit para vazhdimit të edicionit në Superligë.
Skuadra nga Drenasi ka pasur rastin që të zhvillojë disa ndeshje përgatitore deri tani, dhe e fundit ishte ajo kundër grupmoshave nën-21-vjeç të Shakhtar Donetsk.
Në përballjen e cila u luajt në Belek të dielën në mesditë, “Nikli” tregoi paraqitje dinjitoze duke kaluar në epërsi në pjesën e parë.
Përveç kësaj, skuadra nga Superliga huqi edhe një penallti përgjatë ndeshjes, derisa shpërdoroi mundësinë që të sigurojë fitore.
Mirëpo, momenti më i spikatur padyshim se ishte goli, i cili erdhi pas një pune të mirë ekipore.
Një kombinimi i mirë nga krahu i majtë, rezulton me në krosim në zonën e rrezikshme të kundërshtarit, nga ku shënohet me kokë.
Shikoni videon e mëposhtme nga minuta 1:37. /Insporti.com/