Komentatori i njohur anglez ‘shpërtheu’ kur Salah shënoi supergolin

Mohamed Salah ia ka mbyllur gojën edhe njëherë kritikëve të tij, me një super paraqitje ndaj Chelsea.
Liverpooli fitoi derbin anglez ndaj Chelsea me rezultat 2:0, duke vazhduar rrugëtimin drejt titullit të kampionit.
Më meritori në këtë fitore ishte futbollisti egjiptian, Mohamed Salah, i cili shënoi një supergola prej një distance të largët, si dhe mori pjesë në aksionin e golit të parë.
Salah shënoi ndoshta golin e vitit në Premier League dhe me këtë gol të shënuar ai tashmë është golashënuesi më i mirë në ligë, me 19 gola të shënuara.
Kjo ndeshje ishte transmetuar live nga televizioni “Sky Sports” nën komentin e komentatorit të njohur, Martin Tyler.
Tyler në momentin kur Salah shënoi ‘shpërtheu”: “Salaaaaaaaaaaaahhhh. Gol i jashtëzakonshëm”, ishte komenti i tij.
Ky moment i Tyler ka ringjalluar komentin tjetër të tij, kur nuk ishte përmbajtur në golin e Agueros që kishte shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj QPR, duka ia fituar titullin Manchester Cityt. /Insporti.com/