Komentatori spanjoll, “Januzaj me gol si Messi…”

Futboll 06 Dhjetor 2018 09:45

Adnan Januzaj është temë diskutimi në mediet e huaja, pas golit të bukur që shënoi me Real Sociedadin.

Futbollisti shqiptar ka realizuar në fitoren që skuadra e tij e arriti në Kupën e Mbretit ndaj Celta Vigos me shifrat 2:1, për t’u kualifikuar në rrethin tjetër me rezultat të përgjithshëm 3-1, shkruan Insporti.

Ai realizoi golin e dytë për ekipin e tij me një lëvizje të bukur në zonë në minutën e 27-të, lëvizje që i ngjason shumë magjistarit, Lionel Messit.

Madje edhe komentatori spanjoll e thotë këtë. /Insporti.com/