Komentet e fundit të Hazard për Moratan dhe Giroud mund të shkaktojnë “trazira” te Chelsea

Futboll 25 Janar 2019 20:33

Ai mund të ketë mbushur 31-vjet dhe mund të ketë zhgënjyer te Milani, por Gonzalo Higuain është pritur me entuziazëm të madh nga fansat e Chelseat.

Argjentinasi kompletoi lëvizjen e tij në formë huazimi nga Juventusi të enjten dhe nënshkroi një kontratë sipas të cilës do të përfitojë rreth 300,000-euro-në-javë, transmeton Insporti.

Ish-ylli i Napolit u soll për ta freskuar sulmin e “Të Kaltërve”, me Alvaro Moratan dhe Olivier Giroud që nuk kanë treguar formë të mirë këtë sezon.

Një njeri i cili duket i ngazëllyer me ardhjen e Higuain është Eden Hazard, i cili ka dhënë një mendim brutalisht të sinqertë për Moratan dhe Giroud pas fitores kundër Tottenhamit mbrëmë.

FBL-ENG-LCUP-CHELSEA-TOTTENHAM

“Për mua si anësor, e dini se dua të luaj përkrah top lojtarëve,” tha belgu.

“Me Chelsean pata mundësinë të luaj me një prej më të mirëve – Diego Costan – për tre vite.

“Mendoj se Higuain është një prej më të mirëve. Gjithashtu më pëlqen të luaj me Olivier kur aktivizohet, me Alvaron kur ai luante.

“Nëse keni një sulmues që shënon gola, përfundon 5-1, por për momentin këtë nuk e kemi.

Watford v Chelsea - Premier League

“Por Higuain mund ta bëjë këtë. Ai është top sulmues që mund të shënojë.”

Ish-ylli i Lille asnjëherë nuk është frikësuar të shprehë mendimin e tij edhe nëse ai e ka ofenduar dikë, në këtë rast Giroudin dhe Moratan./Insporti.com/

-->