Komisioni i Gjyqtarëve i gatshëm për të ndihmuar gjyqtarët në këtë kohë krize

Futboll 18 Mars 2020 17:18

Komisioni i Gjyqtarëve të futbollit i cili funksionon në kuadër të FFK-së po e përcjell në vazhdimësi gjendjen rreth përhapjes së koronavirusit Covid-19 në vendin tonë.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë gjyqtarëve të futbollit që të shmangin daljet e panevojshme dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, duke i respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në mënyrë që të jenë të sigurt ata dhe familjet e tyre.

Po ashtu, në bashkëpunim të ngushtë me presidentin e FFK-së Agim Ademi, jemi çdoherë të gatshëm që t’iu ndihmojmë të gjithë gjyqtarëve që do të kenë nevojë për çfarëdo qoftë në këtë situatë të pazakonshme.

Me disiplinë e organizim do ta kalojmë më lehtë edhe këtë sfidë!”, ka njoftuar komisioni për Gjyqtarët e Kosovës.  /insporti.com/

-->