Komisoni i Garave flet për ndeshjen Gjilani – Prishtina, ja veprimi që do të merret

Futboll 09 Korrik 2020 15:13

Komisoni i Garave në Federatën e Futbollit e Kosovës ka dalë me reagim pas zhvillimeve të fundit në futbollin kosovar.

KG ka shkruar se do të shqyrton me kujdes gjitha provat dhe marialet zyrtare për ndeshjen, Gjilani – Prishtina.

“Komisioni i Garave vlerëson se ky kampionat është njëri nga më interesantët që nga paslufta, ku si gara për titull ashtu edhe ajo për mbijetesë është masive dhe e paqartë. Një gjë e tillë pa dyshim ka ndikuar edhe në rritjen e rivalitetit dhe të cilësisë së futbollit, por natyrshëm e ka rritur edhe presionin tek klubet dhe tek zyrtarët e ndeshjeve.

KG shpreh shqetësimin për ngjarjen e fundit të ndodhur në Gjilan, në ndeshjen Gjilani – Prishtina, që krijon imazh të keq për futbollin tonë. Për këtë ngjarje KG do të diskutojë dhe do t’i shqyrtojë të gjitha provat dhe materialet zyrtare në mbledhjen e radhës pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 29-të në Ipko Superligë. Me këtë rast apelojmë që klubet të përmbahen nga deklaratat e pamatura dhe veprimet e dhunshme, veçmas nga zyrtarët e klubeve, të cilët në shumë raste po nxisin situata të pakëndshme brenda fushës së gjelbër.

Njëherësh kërkojmë edhe nga trajnerët që të jenë shembull i mirë dhe ta ruajnë gjakftohtësinë, teksa apelojmë edhe te gjyqtarët që të bëjnë punën e tyre në mënyrë sa më profesionale dhe të mos bien pre e presioneve apo ndikimeve. Komisioni i Garave do të vazhdojë të punojë me të gjitha organet e tjera të FFK-së për mbarëvajtje sa më të mirë dhe përmbyllje të suksesshme të këtij edicioni garues.”, thuhet në njoftimin e lëshuar minuta më parë nga KG.

-->