Komiteti Olimpik fiton grant 100 mijë dollarësh

Atletikë 11 Qershor 2021 18:45

Solidariteti Olimpik (SO) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), i ka konfirmuar Komitetit Olimpik të Kosovës, grantin ekipor në vlerë 100 mijë dollarë për katër vitet e ardhshme.

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut kishte përzgjedhur Përfaqësuesen e hendbollit, konkurrenca e meshkujve, për t’i ndarë këtë grant, bazuar në rezultatet e arritura.

Granti ishte paraparë të kishte vlerën 60-80 mijë dollarë, bazuar në grantet e kaluara, por që SO i KON-it ka konfirmuar shumën në vlerë 100 mijë dollarë./Insporti.com/

-->