Kompania e basteve shpërblen klientët që zgjodhën 3-0 për Juventus, pasi nuk e njeh penalltinë e Real Madrid

Futboll 13 Prill 2018 13:19

Polemikat që krijoi penalltia e akorduar nga gjyqtari anglez Michael Oliver në sekondat e fundit të lojës shtesës në çerekfinalen e kthimit mes Real Madridit dhe Juventus, ka bërë që disa prej kompanive më të mëdha të basteve në botë të ndërmarrin një gjest shumë fisnik.

Disa kompani do të rimbursojnë të gjithë bastvënësit që besuan te përmbysja e Juventusit dhe parashikuan fitoren e “Zonjës së Vjetër” me rezultatin 0-3 brenda në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

“Betfair” ka vendosur të rimbursojë 1500 personat që kishin zgjedhur në tiketat e tyre fitoren 0-3 të Juventusit, duke ua quajtur të fituar bastin me koeficientin përkatës, edhe pse ndeshja u mbyll me rezultatin 1-3.

Të frymëzuar edhe nga përmbysja e madhe e Romës ndaj Barcelonës, ishin të shumtë bastvënësit që besuan te fitorja e thellë e Juventusi ndaj Real Madrid.

Një pjesë e mirë e tyre luajtën kualifikimin e bardhezinjve dhe në këtë mënyrë si ata që parashikuan se ndeshja do të shkonte në shtesë, edhe ata që vendosën bast për kualifikimin e Juventus, janë shpërblyer nga “Betfair” për guximin që patën.

Përndryshe “Betfair” është edhe partneri zyrtar i Juventus që nga fillimi i këtij sezoni 2017/18, për lojërat dhe bastet digjitale. /Insporti.com