Kompletohet çifit final i Kupës së Kosovës në basketboll
Superliga
01 Mars 2019
20:57

Rahoveci ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës në basketboll, pasi mposhti Ponte Prizrenin me rezultat 82-76, të premten mbrëma.
Vetëm arritja deri në gjysmëfinale për Ponte Prizrenin u konsiderua si sukses, derisa Rahoveci – si nikoqir i kompeticionit – do ta ketë avantazhin e vendësit në përballjen me Prishtinën në finalen e së dielës.
Te Rahoveci, më i dalluari ishte James Stanback me 24 pikë, i përcjellur nga Fred Richardson me 18 pikë.
Në anën tjetër, Elliot Cole ishte më i miri te Ponte, me 19 pikë të realizuara. /Insporti.com/