Komunikimi intim i Ronaldos me modelen nga Venezuela

Futboll 15 Mars 2019 21:31

Alexandra Mendez, një modele e njohur venezueliane, ka zbuluar mesazhet me përmbajtje seksuale, që i ka dërguar Cristiano Ronaldo, gjatë kohës kur luante te Reali i Madridit.

Modelja me forma mahnitëse, ka zbuluar detaje nga komunikimi me CR7, duke treguar se gjithçka kishte nisur në Instagram, ku portugezi i kishte kërkuar numrin e telefonit.

Më pas Mendez zbuloi edhe një bast të Ronaldos me të, ku i kishte thënë se nëse do të shënonte në ndeshjen e radhës, kërkonte në këmbim “t’i kafshonte të pasmet”.

Modelja e njohur tregoi edhe selfiet që Ronaldo i çonte në mënyrë të vazhdueshme asaj, ndërsa theksoi se edhe pas takimit ballë për ballë, asgjë nuk kishte ndodhur mes tyre.