Komuniteti sportiv në Kosovë shpreh pakënaqësi ndaj vendimit të Qeverisë

Futboll 16 Korrik 2020 13:00

Qeveria e Kosovës ditë më parë mori vendim t’i pezullojë gjitha aktivitetet sportive në ambiente të mbyllura, kjo si masë në luftë kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

Në mesin e masave të ndërmarra ishte edhe vendimi për pezullimin e fitneseve, pishinave, shkollave të futbollit.

“Ne jemi grup i klubeve dhe bizneseve sportive në vendin tonë. Si komunitet sportiv, shprehim shqetësimet dhe pakënaqësitë tona në lidhje me vendimet e reja të Qeverisë së Kosovës, të cilat janë përkrahur nga MKRS-ja dhe KOK-u.

Ne e kemi një kërkesë të përbashkët, me të cilën dje u jemi drejtuar dy institucioneve kompetente të sportit në Kosovë: Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës në lidhje me pezullimin e të gjitha aktiviteteve sportive në ambiente të mbyllura”, thuhet në deklaratën e klubit të notit, “Nemo”. 

-->