Dana White e konfirmon të ardhmen e Conor McGregorit

Sporte luftarake 16 Prill 2019 13:39

Presidenti i UFC-së, Dana White, pas eventit UFC-236 ka deklaruar se brenda muajit prill do të takohet me Conor McGregorin për të vendosur të ardhmen e ish-kampionit të dyfishtë të botës.

“Kemi biseduar bashkë çdo ditë në telefon gjatë dy javëve të fundit dhe tani është koha të ulemi e të bisedojmë kokë më kokë”, tha Dana White.

“Ai nuk është i tërhequr, përkundrazi synon të rikthehet sërish kampion bote. Pesha e lehtë ku ai duelon ka shumë kampionë që synojnë titullin, ndaj do të diskutojmë se cila është më e mira për të dhe UFC-në”, u shpreh numri 1 i arteve marciale mikse.

Vështirë se UFC-ja i ofron direkt duelin për titullin dhe revanshin me Khabib Nurmagomedovin.

Rusi do të mbrojë titullin ndaj Daniel Poirier në shtator, ndërsa McGregor pritet të rikthehet në kafaz në korrik.

Sfida e tretë ndaj Nate Diaz mund të jetë starti i duhur për të për të synuar titullin.