Konfirmohet e ardhmja e Philippe Coutinhos

Futboll 18 Qershor 2020 16:08

Gjithçka është konfirmuar sa i përket të ardhmes së mesfushorit brazilian, Philippe Coutinho, transmeton Insporti.

Lojtari i huazuar nga Barcelona në Bayern Munchen në fillim të sezonit 2019/20, do të vazhdoj kontratën e huazimit deri në fund të muajit gusht raporton SkySport.

Kontrata e yllit brazilian përfundonte me 30 qershor, por klubet kanë arritur marrëveshje që lojtari të qëndroi në “Allianz Arena”, deri në përfundim të Ligës së Kampionëve, që këtë vit do të zhvillohet në muajin gusht. Pas kësaj lojtari do të kthehet në “Camp Nou”.

Coutinho sot ka filluar stërvitjet në grup pasi ishte lënduar 3 javë më parë.

Këtë sezon 28 vjeçari është paraqitur në 22 ndeshje ku ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 6 asistime./Insporti.com/

-->