Konfirmohet grupi: Kosova sërish përballë Malit të Zi e Çekisë

Kombëtarja 03 Dhjetor 2019 11:36

Sot në Nyon, në selinë e UEFA-s është hedhur shorti për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2021 për kombëtaret U-17.

Dardanët në këtë “Qualifying Round” do të jenë pjesë e grupit 6, së bashku me Portugalinë, Republikën e Çekisë dhe Malin e Zi.

Në këtë raund kualifikues janë 13 grupe me nga 4 kombëtare të cilat do t’i luajnë ndeshjet e tyre ndërmjet muajit tetor dhe nëntor 2020.

Dy skuadrat e para të çdo grupi dhe katër skuadrat e treta më të mira në të gjitha kualifikueset, ku 26 skuadrat e para dhe të dyta së bashku me 4 më të mirat e 13 grupeve do t’i bashkohen Holandës dhe Spanjës në Elite Round në pranverën e vitit 2021.

15 skuadrat më të mira do t’i bashkohen Qipros për turneun final që zhvillohet në vendin ishullor.

Shqipëria ndërkaq, është në grup me Italinë, Rumaninë dhe Slloveninë.

-->