Konfirmohet i shëruari i parë nga koronavirusi në Formula 1

Formula 1 16 Mars 2020 11:24

Testi pozitiv i punonjësit të McLaren të enjten në Melbourne shkaktoi anulimin e garës pas një serie takimesh në mëngjesin e së premtes.

McLaren thotë se anëtari i ekipit që testoi pozitivisht për koronavirus në Çmimin e Madh të Australisë është “shëruar mirë” dhe tani është pa simptoma.

I gjithë personeli i McLaren që udhëtoi për në Australi do të qëndrojë në karantinë për dy javë si një masë paraprake, transmeton lajmi.net.

14 persona të tjerë të cilët kishin kontakte të ngushta me personin e prekur mbeten në karantinë gjithashtu.

Ata po ndihmohen përmes izolimit të tyre 14-ditor nga drejtori i garave Andrea Stella, i cili vullnetarisht qëndroi prapa për t’i mbështetur ata.

Shefi ekzekutiv i McLaren Racing, Zek Brown, tha se vendimi për t’u tërhequr nga gara ishte “si vendimi më i vështirë që duhej të merrja, por si Drejtor i Përgjithshëm ishte më i lehtë”.

-->