Konfirmohet lajmi i Insportit, ylli i basketbollit zyrtarizohet në Fenerbahce

Basketboll 05 Gusht 2020 17:29

Kenan Sipahi edhe zyrtarisht është basketbollist i klubit turk, Fenerbahce, shkruan Insporti.com.

Për transferimin e tij në Fenerbahce, Insporti ka raportuar një muaj më parë se ka arritur marrëveshje për t’u kthyer në basketbollin turk.

Pak minuta më parë gjiganti turk përmes rrjeteve sociale e ka konfirmuar ardhjen e tij, gjersa ka folur edhe vetë lojtari pas zyrtarizimit.

Ai ka thënë se ndihet i lumtur me rikthimin dhe mezi po pret që të takohet me disa prej ish-bashkëlojtarëve.

“Në kohën kur jam ndarë nga klubi u ndjeva keq. Tani jam i ngazëllyer me faktin se do të bashkohem me disa ish-bashkëlojtar si dhe me ca të rinj, do të bëjmë më të mirën për ekipin. E falënderoj klubin e Real Betisit që më lejoi të largohem. Jam tejet i lumtur dhe mezi po pres të nis sezoni i ri”, tha ndër të tjerash Spahiu.

Kujtojmë se basketbollisti 25-vjeçar më parë ka luajtur edhe për skuadrën e Tofasit, Besiktasit dhe Karsiyakas.

Ai ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me ekipin e drejtuar nga Željko Obradović.

Sipahi është pjesë e kombëtares turke, me shpresat e të cilave u shpall kampion evrope në vitin 2013, duke u shpallur MVP i kampionatit.

Ylli shqiptar ishte gjithashtu pjesë e skuadrës turke në Eurobasketin e vitit 2017 ndërsa nuk kanë munguar zërat për një kalim të mundshëm tek kombëtarja e Kosovës. /Insporti.com/

-->