Konfirmohet lajmi i keq për Barcelonën

Futboll 03 Nëntor 2019 18:25

Luis Suarez do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Barcelonës, kundër Slavias së Pragës dhe Celta Vigos.

Barcelona humbi me përmbysje në udhëtim ndaj Levantes të shtunën mbrëma, por përveç lëshimit të tre pikëve, mori edhe një lajm të keq nga Luis Suarez, i cili u largua nga fusha në minutën e 41-të.

Sulmuesi uruguaian ka pësuar një lëndim që do ta lë jashtë ndeshjes së Champions Leagues kundër Slavia Pragës, ashtu si edhe të asaj të kampionatit ndaj Celta Vigos fundjavën e ardhshme.

Rikthimi në fushë i sulmuesit të katalonasve pritet të ndodhë vetëm pas ndërprerjes së kampionatit në favor të kombëtareve, pra pas datës 20 nëntor, por që gjithsesi Barcelona ka në favor kalendarin jo fort të ashpër në këtë periudhë.

32-vjeçari ka bërë 12 paraqitje deri më tani këtë sezon për Barçën, ku ka shënuar 8 gola.