Konfirmohet lajmi i madh për KB Rahovecin

Basketboll 28 Gusht 2019 18:47

 

Rahoveci, pasi përfundoi sezonin më të suksesshëm në basketbollin e Kosovës, në sezonin 2019/20 mëton edhe daljen në arenën ndërkombëtare.

Klubi do të tentojë që nëpërmjet kualifikimeve të mbërrijë në FIBA Europe Cup, ndërkohë, sot është konfirmuar se ky klub do të garojë në ligën ballkanike BIBL.

Kjo ligë është mirë e njohur për publikun kosovar, meqë Sigal Prishtina është kampione e dikurshme, kurse Peja, Bashkimi e Trepça po ashtu kanë garuar në të.

Rahoveci në këtë ligë do të garojë për herë të parë, shkruan Insporti, duke shtuar se trajneri i këtij ekipi Neven Plantak, mirë e njeh këtë ligë nga ekipet ku ka punuar më herët, në Mitrovicë dhe në Slavonski Brod.

Rahoveci ka bërë edhe disa përforcime me lojtarë vendorë dhe të huaj, kurse që nga sezoni I kaluar luan në palestër të re, shkruan më tej Insporti.