Konfirmohet meçi i Joshuas – mësoni datën dhe detajet

Sporte luftarake 01 Maj 2019 12:28

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë në boksin profesionist Anthony Joshua ishte paraparë që të debutojë në Shtetet e Bashkuara, në një ngjarje të madhe në Madison Square Garen të Nju Jorkut, mirëpo, organizimi i këtij meçi u komp0likua kur Joshuas iu ndërrua kundërshtari.

Pas shumë tentimeve, sot u konfirmua se Joshua titujt e tij në WBO, WBA dhe IBF do ti mbrojë në duel me amerikanin Andy Ruiz dhe kjo u komfirmua nga menaxheri i Joshuas Eddie Hearn dhe mediat ndërkombëtare.

Fjala është për një boksier i cili është më i rëndë, më i shkurtë dhe më i ngadalshëm se Joshua dhe një boksier për të cilin shumica thonë se nuk ka gjasa të sfidojë seriozisht britanikun.

Por, Ruiz, në një video mesazh për publikun tregoi se e di që i është dhënë një shans jetësor dhe do të bëjë maksimumin që të fitojë titujt që i mban Joshua, raporton Insporti.

Ruzi një herë më herët kishte luftuar për titull bote, atë në versionin WBA dhe kishte humbur nga Joseph Parker, të cilin më pas e kishte mundur Joshua dhe këtë titull vazhdon ta mbajë edhe më tutje.

Meçi zhvillohet më 1 qershor dhe mund të jetë kulmi i sezonit të boksit këtë vit, pas disa meçeve shumë interesante që zhvillohen në muajin maj, në kategori të ndryshme të peshave.