Konfirmohet mungesa të Interi, rrezikon të mungoj ndaj Juventusit

Futboll 14 Shkurt 2020 16:58

Stefano Sensi është lënduar përsëri. Mesfushori italian i ardhur nga ekipi i Sassulo gjatë afatit kalimtar të verës është dëmtuar në sfidën e fundit që Interi e zhvilloi ndaj Napolit, takimi i vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Një dëmtim në këmbën e majtë pritet ta mbaj lojtarin të paktën 10 ditë larg fushës. Vlerësimi definitiv do të jepet javën e ardhshme.

Sensi nis sezonin në mënyrë shumë të mirë duke fituar vendin titullar, por problemet fizike bënë që ai të mos përfshihet në zgjedhjet e fundit të Antonio Contes.

-->