Konfirmohet ndryshimi i orarit të ndeshjeve të Kosovës në “Nations League”

Nations League 27 Qershor 2020 12:11

Është konfirmuar ndryshimi i orarit të takimeve të Kombëtares së Kosovës, ashtu siç kishte raportuar më parë Insporti.

Kosova do ta nis edicionin e ri të “Nations League”, gjatë muajit shtator teksa gjendet në grup me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

UEFA ka zyrtarizuar se të gjitha takimet do të zhvillohen gjatë muajve shtator-tetor dhe nëntor.

Kosova përballjen e parë do ta ketë më 3 shtator, në udhëtim kundër Moldavisë. Më pas, “Dardanët” do t’i zhvillojnë dy takime në ‘Fadil Vokrri’ – kundër Greqisë e Sllovenisë.

Orari i plotë i Kosovës në Ligën e Kombeve:

3 shtator: Moldavi-Kosovë (20:45)

6 shtator: Kosovë-Greqi (20:45)

11 tetor: Kosovë-Slloveni (20:45)

14 tetor: Greqi-Kosovë (20:45)

15 nëntor: Slloveni-Kosovë (20:45)

18 nëntor: Kosovë-Moldavi (20:45).

-->