Konfirmohet nëse Lampard do të jetë trajner i Chelseat

Futboll 17 Qershor 2019 16:47

Chelsea do të bëjë ofertë zyrtare për trajnerin e Derby Countyt, Frank Lampard gjatë kësaj jave, dhe do t’i ofrojë atij kontratë tre-vjeçare.

Sipas ESPN FC, Lampardi është shumë afër të emërohet trajner i klubit nga Londra duke e pasuar kështu Maurizio Sarrin, përcjell Insporti

Largimi i Sarrit te Juventusi i konfirmuar të dielën, derisa gjiganti anglez tanimë është pa trajner.


Me Derby Countyn, Lampardi ishte vetëm 90 minuta larg inkuadrimit në Premierligë

Në stafin e tij te Chelsea, Lampardi raportohet se do të marrë me vete ish-trajnerin e akademisë, Jody Morris dhe trajnerin e fitnesit, Chris Jones.

Chelseat do t’i duhet të paguajë 4 milionë funte për ta liruar Lampardin nga marrëveshja që ka me Derbyn, dhe kjo duket më se e mundshme pasi drejtoresha Marina Granovskaia – që e drejton klubin në mungesë të pronarit Roman Abramovich – siguroi 5 milionë funte nga Juventusi falë marrëveshjes që e çoi Sarrin në Torino. /Insporti.com/