Konfirmohet nëse Sergio Ramos do të jetë gati për ndeshjen kthyese ndaj Real Madridit

Futboll 07 Mars 2022 19:10

Pas alarmit për Mbappe, PSG konfirmon një tjetër mungesë të rëndësishme për ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

“Parisienët” kanë konfirmuar se Sergio Ramos do të mungojë edhe në ndeshjen e dytë. Kujtojmë që Ramos nuk ishte i gatshëm as në ndeshjen e parë të fituar me rezultatin minimal nga francezët.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet këtë të mërkurë, dhe më shumë se mungesa e Ramos në Paris po shohin më shumë vëmendje situatën e Mbappe.

-->