Konfirmohet rikthimi i fansave në këtë ligë evropiane

Futboll 16 Shtator 2020 14:40

Autoritetet angleze kanë aprovuar kërkesën për rikthimin e fansave në stadiumet e futbollit, raporton Insporti.

Fillimisht do të lejohen deri në 1000 fansa në stadiume si pilot projekt e pastaj do të shikohet mundësia për një përqindje më të madhe.

Prania e shikuesëve në Britani është ndaluar që nga fillimi i muajit mars për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Tri ndeshjet të Championshipit, katër të League One dhe tri në League Two janë zgjedhur për këtë javë që të zhvillohen me shikues në stadium.

Të gjitha takimet do të zhvillohen këtë të shtunë.

Në ditët e ardhshme do të merret një vendim edhe për ndeshjet e Premier Ligës.

Championship

  • Luton Town v Derby County
  • Middlesbrough v AFC Bournemouth
  • Norwich City v Preston North End

League One

  • Blackpool v Swindon Town
  • Charlton Athletic v Doncaster Rovers
  • Hull City v Crewe Alexandra
  • Shrewsbury Town v Northampton Town

League Two

  • Carlisle United v Southend United
  • Forest Green Rovers v Bradford City
  • Morecambe v Cambridge United



-->